KEDS njofton që furnizimi me energji elektrike në Gjakovë është stabil
KEDS ka njoftuar se përkundër kushteve të rënduara atmosferike, furnizimi me energji elektrike në Gjakovë vazhdon të jetë stabil për konsumatorët.
“Rajoni i Dukagjinit vazhdon të përballet me erëra të fuqishme dhe reshje të vazhdueshme të shiu, por kjo nuk po e ndal punën e ekipeve të terrenit.”, thuhet në njoftim.
“Në Gjakovë, ekipet po punojnë pandëprerë tash e disa ditë për të sanuar secilin dëm të shkaktuar në rrjet por pa afektuar konsumatorët me ndërprerje.”./FaktePlus/
Postim i plotë:
Përkundër kushteve të rënduara atmosferike, furnizimi me energji elektrike në Gjakovë vazhdon të jetë stabil për konsumatorët.
Rajoni i Dukagjinit vazhdon të përballet me erëra të fuqishme dhe reshje të vazhdueshme të shiu, por kjo nuk po e ndal punën e ekipeve të terrenit.
Në Gjakovë, ekipet po punojnë pandëprerë tash e disa ditë për të sanuar secilin dëm të shkaktuar në rrjet por pa afektuar konsumatorët me ndërprerje.