KEDS njofton për ndërprerjet në lagjen e Mati 1
Kompania energjetike e Kosovës ka nisur që nga ora 09:00 disa ndërprerje në disa lagje të Kosovës për të cilat njofton se vijnë si pasojë e rregullimeve në to.
Postimi i plotë:
KEDS po energjizon kabllot e reja në lagjen Mati 1 në Prishtinë
Investimi i sotëm, që është në finalizim, është pjesë e Megaprojektit për Prishtinën që po bën KEDS, ku parashihet edhe futja nën tokë e mbi 90 për qind të rrjetit të Tensionit të Mesëm.