KEDS nis fushtën për Javën e Sigurisë në Ndërtimtari
KEDS vë të parën sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe për këtë në javën e Sugurisë në Ndërtimtari, fushatë mbarë-botërore që këtë vit ka filluar më 3 maj dhe përfundon sot më 7 maj inicon një fushatë për këtë.
“Ju ftojmë edhe juve të bashkoheni me këtë fushatë, sepse vetëm duke qenë #BashkëPërSigurinë, duke folur për sigurinë në rrjetet sociale dhe në bisedat tona të përditshme, si dhe duke aplikuar praktikat më të mira të sigurisë çdo ditë, ne mund t’ia dalim të rrisim vetëdijesimin për rëndësinë e madhe që ka kjo temë.”, Thuhet ne njoftim.
Postimi i plote:
Siguria vjen para çdo gjëje në kompaninë tonë. Kjo, sepse të gjithë ne duhet të jemi tejet të kujdesshëm kur punojmë rreth energjisë elektrike.
Java e Sigurisë në Ndërtimtari është fushatë mbarë-botërore që këtë vit ka filluar më 3 maj dhe përfundon sot më 7 maj
Për të ndihmuar në parandalimin e incidenteve gjatë gërmimit, si dhe për t’ju informuar për rreziqet eventuale që mund të shkaktohen nëse dëmtohen kabllot elektrike nëntokësore, ne po i ndajmë me ju disa këshilla në videon dhe linkun më poshtë.
https://www.keds-energy.com/shq/keshilla/keshilla-sigurie/keshilla-per-siguri-per-linjat-nentokesore/?fbclid=IwAR2Oh-nHycWHpq1c9KbYYtaznSb_wYUQpR1PGDYebO9BjppeaVbHDf04Ge4