KEDS: Nëse doni kyçje të thellë, bëjeni kërkesën fizike në sportelet e KEDS
KEDS ka njoftuar se nëse konsumatorët dëshirojnë të aplikojnë për kyçje të thellë, duhet të dorëzojnë kërkesën fizike në sportelet e KEDS-it.
Kjo kërkesë mund të bëhet nga objektet industriale, komerciale, kolektive, shtëpiake etj.
Njoftimi i plotë:
Eshtë obligim i KEDS që t’ju ofroj rrjet dhe energji elektrike, të sigurt dhe shpejt, mirëpo ne nuk mund ta bëjmë këtë pa i ditur nevojat tuaja për energji elektrike.
Në kyçjet e thella mund të përfshihen objektet industriale, komerciale, kolektive, shtëpiake, etj të cilat kanë nevoja më komplekse të energjisë elektrike.
Të gjithë ata konsumatorë potencial që dëshirojnë të aplikojnë për lidhje të tilla duhet të bëjnë kërkesë fizike në sportelet e KEDS.
Për më shumë informata rreth hapave që duhet ndjekur, lexoni artikullin më poshtë:
https://www.keds-energy.com/shq/lajme/si-te-aplikojme-per-kycje-te-thella-apo-kompl-1541/?fbclid=IwAR1VYwyI9WKX-7Uxlyc5-pVZjGYkW-gghYXINw4U7coEKx6UopmsokHtOgc