KEDS nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën e Futbollit të Kosovës

Sot në ambientet zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës Drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan dhe Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë vënë firmat për një Memorandum Mirëkuptimi.
Ky Memorandum do të krijojë kushte për bashkëpunim të ndërsjellë mes KEDS dhe FFK me qëllim të ofrimit në të ardhmen të shërbimeve cilësore me energji elektrike për Stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.
KEDS gjithashtu do të ofrojë edhe të gjithë materialin elektrik të nevojshëm për implementimin e projektit në Kampin Nacional “Hajvalia”.
FFK ka falënderuar KEDS-in për këtë mbështetje.
Këto shërbime të KEDS do të ndikojnë në zhvillimin e sportit në Kosovë