KEDS në terren për të sanuar dëmet pas erërave të fuqishme
Dhjetëra ekipe të KEDS janë shpërndarë gjithandej vendit, ku po punojnë pandërprerë për të evituar rrezikun dhe për të sanuar dëmet pas erërave të fuqishme.
Distrikti i Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit vazhdojnë të jenë zonat më të afektuara.
KEDS vazhdon tu bëj apel qytetarëve që në rast se shohin avari në rrjet asesi të mos i afrohen por të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00.