KEDS me rol të veçant në sektorin privat për tranzicionin e energjisë

Në kuadër të Kosovo Sustainable Development Week organizuar nga Kosovo Women in Energy and Mining, sot në zyret e AmCham u mbajtë një panel diskutimi mbi rolin e sektorit privat në tranzicionin e energjisë, përkatësisht në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe në diversitetin gjinor.
Përfaqësues i #KEDS në takim ishte z. Sabri Tërnava, drejtor për konsumatorë në KEDS, njëherit anëtar i komitetit për Energji dhe Miniera.
Tërnava gjatë takimit përmendi se KEDS ka krijuar edhe Departamentin e veçantë për Burimet e Ripërtëritshme, ku udhëheqëse është pikërisht një grua, përderisa ne si kompani po krijojmë vazhdimisht kushte për akomodimin e kapaciteteve gjeneruese të parapara në draft-strategjinë e re të energjisë, me theks të veçantë te gjeneratorët për vetëkonsum.
Po ashtu, për të rritur numrin e përfaqësimit gjinor në kompani, Tërnava përmendi edhe KEDS Academy, si një program unik dhe funksional për 9 vite, që luan rol të madh në shtytjen dhe avancimin profesional të vajzave në industrinë energjetike.