KEDS me pajisje adekuate për lokalizimin e defekteve
Defektet në kabllot nëntokësore mund të jenë mjaft të vështira të lokalizohen nëse nuk përdoren pajisjet adekuate. Kësisoj, edhe koha e ndërprerjeve të energjisë elektrike mund të zgjatet.
“ Në mënyrë që të afektohet sa më pak konsumatori me ndërprerje të energjisë, KEDS përdor automjetin e veçantë të krijuar specifikisht për identifikimim e avarive në rrjetin nëntokësorë. Kështu, zvogëlohet kohëzgjatja e ndërprerjeve dhe arrihet lokalizimi i saktë i defektit”, thuhet në njoftimin e KEDS