KEDS me investime të shumta në rrjetin elektrik të Klinës
KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin elektrik të Klinës. Përmes këtyre investimeve, po i bëhen zgjidhje afatgjate furnizimit me energji elektrike atje.
Për të parë punimet që po zhvillohen në terren, doli edhe vet kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Elezaj së bashku me Drejtorin e Distriktit të Pejës, Astrit Bujupaj vizituan disa nga projektet që tashmë janë afër finalizimit e të cilat do i bëjnë zgjidhje njëherë e mirë rrjetit të vjetërsuar.
Përmes këtyre investimeve, KEDS po ndërton linja të reja të Tensionit të Mesëm, po bën rikonstruimin e rrjetit të tensionit të ultë dhe po vendos trafo me kapacitete të mjaftueshme për të përballuar konsumin.
Kësisojë, po rritet siguria në komunitet dhe në furnizim të qëndrueshëm e kualitativ për konsumatorët.