KEDS ka një njoftim për banorët e lagjes Aktash në Prishtinë
Për shkak të një dëmtimi në asetet tona nga Ndërmarrja Publike Banesore, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
Ekipet tona janë në vend të ngjarjes për rregullimin e këtij problemi prej momentit kur jemi njoftuar me rastin. Gjithashtu, KEDS ka lajmëruar edhe Policinë e Kosovës duke hapur rast lidhur me këtë çështje.
Lusim palët e treta të kenë kujdes gjatë punimeve dhe të konsultohen me ne paraprakisht, sepse në këtë formë po na paraqesin probleme edhe neve si kompani por edhe konsumatorëve tanë.