KEDS: Ka mbetur jashtë pune 35kV që funizon nëstacionin e Shtimes dhe Magurën
Në nënstacionin 110/35/10 kV Lipjani, në orët e pasditës ka ndodhur një avari në izolatorët përcjellës, ku për pasojë linja 35 kV e cila furnizon nënstacionin e Shtimes dhe Magures ka mbetur jashtë pune.
Ekipet janë brenda nënstacionit duke bërë zëvendësimin e izolatorëve përcjellës të dëmtuar dhe po bëjnë çmos që sa më parë të rikthejnë furnizimin me energji elektrike.
KEDS do ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit nga terreni.