KEDS – Java Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë
Vazhdojmë me fushatën Java Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë
Kësaj radhe jemi fokusuar në sigurinë në punë gjatë verifikimit të prezencës së tensionit në transformator.
Nëse verifikohet prezenca e tensionit në transformator, kjo do të thotë që transformatori është në punë si dhe nuk ka mungesë të ndonjë faze.
Në të kundërtën, nëse verifikohet që zbarrat e transformatorit për secilën fazë janë pa tension, punëtorët mund të vazhdojnë punën në mënyrë të sigurt në transformator.
Profesionalizmi i të gjithë punonjësve të KEDS pa dyshim vihet re kur rrezikut i paraprihet me masa parandaluese.
Kjo praktikë zbatohet edhe te linjat e tensionit të mesëm dhe në trafostacione.