KEDS investon në Istog në trafo
KEDS ka investuar në lagjen Shqiponja të Istogut duke vendosur rrjet komplet të ri për konsumatorët e asaj ane.
Rrjeti i tensionit të mesëm është futur komplet nën tokë, është vendosur trafo e re me të gjitha elementet përcjellëse dhe është bërë rikostruimi i rrjetit të tensionit të ultë.
Përmes këtij investimi, krahas përmirësimit të dukshëm të tensionit, është rritur edhe siguria në komunitet.
KEDS po investon fuqishëm në rrjet duke qenë sa më afër konsumatorit përmes shërbimeve cilësore.