KEDS: Furnizimi me energji është stabil dhe procesi po shkon sipas planifikimeve
Ekipet në terren që janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit po raportojnë se deri në këtë moment, furnizimi me energji gjithandej vendit është stabil dhe mbarëvajtja e procesit të votimit po shkon sipas planifikimeve.
Ekipet tona në terren po monitorohen dhe koordinohen nga zyra qëndrore e KEDS (HQ), e cila po përcjell nga distanca zhvillimet e fundit në rrjetin elektrik të secilës qendër të votimit.
Kujtojmë që KEDS në këto zgjedhje lokale ka angazhuar mbi 1000 punëtorë të cilët janë shpërndarë në qendrat e votimit për të mundësuar intervenim të shpejt ndaj çdo të papriture në rrjetin elektrik.