KEDS dyfishon kapacitetet e rrjetit elektrik
Kur flasim për investimet nga KEDS, njëra nga projektet më të rëndësishmet është dyfishimi i kapaciteteve të rrjetit elektrik që po bëhet në krejt Prishtinën.
Konvertimi i linjave nga 10kV në 20kV, ka rëndësi të jashtëzakonshme për konsumatorët tanë, prandaj përgjatë punimeve sot është paraparë të ketë ndërprerje sipas nevojës në disa lagje të Prishtinës, aty ku ekipet tona duhet të intervenojnë pa tension.
Në këtë situatë, duam të ju falënderojmë për gjithë mirëkuptimin tuaj që keni në raport me uniformat tona blu. Për shkak të sigurisë së tyre gjatë kryerjes së detyrës, është e domosdoshme të ndalet energjia elektrike në vendin e intervenimit.
Ne vazhdojmë të punojmë për cilësi më të mirë të energjisë elektrike, prandaj ju ftojmë që të merrni informata të sakta dhe në kohë prej nesh, duke përdorur një nga platformat tona: