KEDS dhe KESCO nënshkruajnë marrëveshje me Federatën e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova
Marrëveshja është arritur pas takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme në mes të Menaxhmentit të KEDS/KESCO si dhe Këshillit Grevist të FSPE-së.
KEDS/KESCO mbeten të përkushtuara për të përmirësuar kushtet e punonjësve në vendin e punës, duke u zotuar se siguria dhe shëndeti në punë janë primare dhe respektohen sipas standardeve më të larta në vend dhe më gjerë.
KEDS/KESCO rithekson bashkëpunimin dhe partneritetin me sindikatat apo edhe entitetet e tjera sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien e punonjësve.