KEDS apelon te qytetarët që nëse hasin në avari në rrjet të lajmërojnë
Aktualisht, zona verilindore e Kosovës është duke u ballafaquar me erëra të vazhdueshme, që po afektojnë edhe rrjetin elektrik, në veçanti në ato lokalitete ku rrjeti kalon në brendësi të zonave malore.
KEDS ka angazhuar ekipe shtesë në terren për të mbajtur situatën nën kontrollë sa i përket furnizimit me energji dhe të cilët po bëjnë përpjekje maksimale për të sanuar dëmet në ato pjesë ku është afektuar rrjeti.
Lusim konsumatorët të cilët hasin avari në rrjet, të informojnë KEDS-in përmes Qendrës së Thirrjes, në 0800 791 00.