KEDS apelon për kujdes, erërat e forta mund të afektojnë edhe rrjetin elektrik
⚠Kujdes, në rast se shihni ndonjë avari në rrjet, asesi të mos afroheni
ℹErërat e fuqishme që kanë filluar në orët e pasdites, mund të afektojnë edhe rrjetin elektrik, duke shkaktuar avari.
Në terren, dhjetëra ekipe tashmë janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja.
Në rast se shihni ndonjë avari, kontaktoni në 📞 Qendrën e Thirrjes 0800 791 00 (për t’u lidhur menjëherë me operatorin, duhet të keni afër shifrën e konsumatorit, që gjendet në faturën tuaj). 📄
KEDS do t’ju mbajë të informuar nga terreni me zhvillimet e fundit