Është publikuar bashkëpunimi ndërmjet Blero Muharremit dhe Leonora Jakupit, i cili është publikuar në YouTube.

Kënga titullohet “Ke gabu” dhe mban firmën e Chipsit që e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë orkestrimin, ndërsa Shpëtim Desku është producent ekzekutiv i projektit.

Publikimi i këngës është shoqëruar edhe me një video që duket të jetë pjesë e xhirimeve të fundvitit.

Blero kishte paralajmëruar kohë më parë se do të vinte me disa bashkëpunime muzikore në këtë fundvit. Krahas Leonorës, duetet e tij do të jenë edhe me Sabri Fejzullahun, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin.

Ndërkohë që Leonora, ditë më parë e publikoi bashkëpunimin me Sabri Fejzullahun, “Simpatia e shkollës”.