Kazakistani voton sot për president të ri
12 milionë njerëz janë regjistruar të votojnë për presidentin e ri të Kazakistanit.
Zgjedhjet e parakohshme janë duke u mbajtur pasi presidenti i tanishëm Nursultan Nazarbayev njoftoi për dorëheqjen e tij pas tre dekadave sa ishte në pushtet.
Sipas Euronews, ka vite që zgjedhjet atje mbahen vetëm nga partia e Nur Otan, ku llogaritet që kurrë nuk janë mbajtur zgjedhje të lira dhe kurrë nuk ka pasur vëzhgues.
Ndërsa tani janë shtatë kandidatë për president, ku fituesi i zgjedhjeve llogaritet të jetë presidenti i tanishëm që është në detyrë, Kassym-Jomart Tokayev.