Katër të vrarë dhe pesë të tjerë të plagosur në Kansas City
Katër persona u gjenden të vrarë kurse pesë të tjerë të plagosur në një lokal në Kansas City sot në mëngjes.
Policët shkuan në vendin e ngjarjes pas telefonatave për të shtëna me armë, tha zëdhënësi i policisë Thomas Tomasic.
Katër viktima u gjetën të vdekur kur arriti policia kurse pesë persona u transportuan në spital në gjendje stabile.
Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar që prej orës 6 të mëngjesit.