Katër të lënduar në aksident në Pejë
Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në orën 15:00, në afërsi të kampusit të Universitetit “Haxhi Zeka”.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Në aksidentin në Pejë lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe janë jashtë rrezikut për jetë”.
Deri më tani shkaqet e aksidentit nuk dihen.