Katër pacientë vdesin në Spitalin e Gjakovës, dy me Covid-19 dhe dy të dyshuar
Në Spitalin e Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër pacientë, tre nga Gjakova dhe një nga Malisheva.
Sipas njoftimit nga Spitali i Gjakovës, dy prej viktimave ishin të konfirmuar me COVID-19 dhe dy të tjerë si të dyshuar për COVID-19.
Po ashtu në njoftim është bërë e ditur se në këtë spital janë duke u trajtuar 51 pacientë, ku 32 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse 4 të tjerë janë në gjendje kritike.
Në Spitalin e Gjakovës janë infektuar me koronavirus tre mjekë, shtatë infermierë dhe një nga stafi teknik.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Përgjithshën i Gjakovës:
Të nderuar,
•Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 28.07.2020 ora 8:00, gjendja është:
• 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid 19
• 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV,
• 31 pacientë të pakonfirmuar,
• 32 pacientë me oksigjeno terapi,
• 2 pacientë CPAP maskë.
• 4 pacientë janë në gjendje kritike
• 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv me Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid 19)
1. Q.F. viti i lindjes,1959, Bellacerk, Malishevë
2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë
3. S.H. viti i lindjes , 1944, Cërmjan, Gjakovë
4. D.D. viiti i lindjes , 1937, Damjan Gjakovë
•3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermierë covid pozitiv dhe 1 staf teknik.
Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve !