Katër pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë
Në Kosovë çdo ditë po rritet numri i të prekurve me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se sot janë identifikuar edhe dy raste të reja, duke shkuar numri në 35 të prekur.
Infektologu, Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se janë 23 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, 4 prej tyre më rëndë.
“Aktualisht janë 23 raste edhe këto 2 rastet që u konfirmuan tani. Gjendja e tyre është relativisht stabile, një pjesë janë më mirë, 4 pacientë në situatë më të rëndë klinike, kanë nevojë për asistencë më të shpeshtë, qoftë për medikamente apo monitorim. Këta pacientë janë me moshë mbi 50 vjeç”, ka thënë Dreshaj për T7, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se deri tani nuk ka asnjë të prekur nga stafi shëndetësorë me koronavirus.