Katër komuna, tre muaj pa kryetarë
Katër komunat e veriut të vendit tash e tre muaj janë pa kryetarë. Këta të fundit kishin dhanë dorëheqje për shkak të taksës 100%. Mirëpo, edhe pse këta të fundit kishin dorëzuar dorëheqjet e tyre tek niveli qendror, këta të fundit nuk i kanë pranuar. Por, edhe pse ata nuk janë në krye të detyrës, paga mujore vazhdon të iu ndahet atyre, raporton T7
Mitrovica e Veriut ka mbetur pa zot shtëpie.
Ka tre muaj që kryetari Goran Rakiq ka dorëzuar dorëheqjen e tij institucioneve qendrore në Prishtinë.
Shkak i kësaj braktisje ishte vendosja e taksës njëqind për qind për produktet serbe.
Pa kryetar ka mbetur edhe komuna e Zveçanit – mungesa e Vucina Jankovic ka bërë që për tre muaj radhazi të bllokohet kuvendi komunal.