Katër gra shtatzëna dyshohet se janë prekur me koronavirus
Katër gra shtatzëna të cilat janë duke u trajtuar në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së, dyshohet se janë prekur me Covid-19, rezultatet e së cilave pritet të dalin gjatë mbrëmjes së sotme.
Kjo si pasojë e një paciente që ka ardhur në këtë klinikë me temperaturë që nga dita e shtunë, e cila poashtu është testuar për koronavirus, e që në testin e parë ka rezultuar negativ, ndërsa sot pritet të dalin rezultatet e testit të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, i cili tutje njoftoi se në këtë klinikë nuk ka asnjë rast pozitiv që është duke u trajtuar.
“Është pranuar të shtunën në mëngjes në orën 2:00. Ajo ka ardhur me temperaturë, me ethe, i kemi dhënë terapi. Kemi ftuar infektologun, kanë marrë testin, ka dalë pozitiv dhe kemi transferuar menjëherë atë natë në Klinikën Infektive. Në Infektivë është duke u trajtuar, gjendja është stabile. Asnjë simptomë nuk e ka. Sonte del rezultati, dje ka dalë negative, por për me konfirmuar që është negative duhet me pritë 24 orë. Kemi katër paciente të cilat janë me temperaturë, njëra ka lind mbrëmë. Sot ia kemi marrë testin të katër pacienteve, po presim në orën 22:00 rezultatin. Mirëpo, në Gjinekologji nuk kemi paciente që është duke u trajtuar më Covid 19”.
Ndërkaq, si pasojë e infektimit nga Covid-19, ditë më parë kishte humbur jetën një grua shtatzënë e cila vinte nga Istogu