Kastriot Saqipi, fiton vendin e parë në Zvicërr
Dokumentari “Skenari i Nënës”, mbrëmë në festivalin Euro Film Festival Geneva, ka fituar çmimin si dokumentari më i mirë.
Kjo është bërë e ditur nga vet regjisori i këtij dokumentari, Kastriot Saqipit.
Kujtojmë se dokumetari “Skenari i Nënës”, ka qenë në konkurencë me shumë dokumetarë të tjerë ndërkombëtar ku gara ishte tejet e fortë.
Njoftimi i plotë:
Sukseset rreth Dokumentarit “Skenari i nënës” duket se nuk kanë të ndalur, kësaj radhe miqë të dashur ne si ekip realizues duam të ndajmë me ju edhe një lajm të mrekullueshëm, pas shumë pjesmarrjeve dhe vlersimeve në festivalet ndërkombëtare Dokumentari “Skenari i Nënës” mbrëm në festivalin Euro Film Festival Geneva fitoi- Çmimin e dokumentarit më të mirë.
Këto suksese i dedikohen padyshim personazhit të dokumentarit në kët rast Avni Hetemi, ndërsa një faleminderim i sinqert i takon ekipit i cili realizoi në mënyrën më të mirë të mundshme çdo detaj që u kërkua…
FALEMINDERIT 👏👏👏
Gani Veseli
Artan ibishi
Helorind Mehmeti
Antigona xhemaili Bajrami
Ben Haliti
Jon Saqipi
Dritan Neziri
Shenasi Hetemi