Kastrati i AAK-së tregon pse i ka hyrë garës për deputet, thotë se do të jetë aleat i fermerëve
Bajram Kastrati edhe zyrtarisht i ka hyrë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ai në këtë intervistë për FaktePlus ka treguar se pse duhet të votohet nga qytetarët e Kosovës. Kastrati që është aktualisht zëvendësministër i bujqësisë, ka folur në detaje për problemet që kanë bujqit e Kosovës dhe më të arriturat që janë bërë në këtë fushë. Kastrati shprehet i bindur se do të jetë aleat i fermerëve, agrobiznesit dhe organizatës së tyre gjithnjë në funksion të krijimit të ambientit sa më të favorshëm të punës.
FaktePlus: Tashmë jeni edhe zyrtarisht kandidat për deputet, pse sipas juve duhet te ju votojnë qytetarët e Kosovës?
Kastrati: Angazhimi im në politikë është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin ekonomik të vendit, shtetin e së drejtës dhe integrimit të vendit në strukturat euro-antlantikëve.
Si zv.ministër dhe në bashkëpunim me ekspertët e MBPZHR jemi angazhuar që t‘i arrimë këto standarte përmes zhvillimit të mekanizmave për arritjen e këtyre standarteve përmes zbatimit të ligjit, hartimit të legjislacionit dhe intensifikimit të bashkëpunimit me fermerët, agrobiznesit dhe organizatave të tyre.
Fakteplus: Tash e një kohë të gjatë keni ushtuar pozitën e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe keni qëndruar pranë fermerëve. Cilat janë sipas teje problemet më të mëdha që kanë bujqit dhe fermerët e vendit?
Kastrati: Siç e theksova edhe më lartë si Zv.ministër jam angazhuar që në bashkëpunim me fermerët, agrobiznesin dhe organizatat e tyre të adresojnë probleme te tyre, probleme të cilat në bashkëpunim kemi arritur të indentifikohen dhe për të cilat po ashtu bashkërisht jemi angazhuar kanë qenë:
1.Rritja,dyfishimi,i subvenicioneve me qëllim që të ulen dëmet e shkaktuara si rezultat i gjendjes së krijuar nga Pandemia COVID-19.
2.Dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare ,tani më janë realizuar shumica e pagesave.
3.Është bërë digjitalizimi i aplikimit për grante.
4.Është punuar në ngritjen e përformancës së bashkëpunimit mes prodhuesve dhe përpunuesve.
5.Në bashkëpunim me MTI është analizuar gjendja në sektorin e qumështit si rezultat i sfondeve te krijuara për të cilën siç është bërë publike do të bëhet subvencionimi i prodhimeve / stoqeve/ me 25 cen/kg.
FaktePlus: Çka do të bëni ju për fermerët dhe bujqit e Kosovës nëse arrini të bëheni pjesë e Kuvendit të Kosovës?
Kastrati: Do të vazhdoj të jem aleat i fermerëve, agrobiznesit dhe organizatës së tyre gjithnjë në funksion të krijimit të ambientit sa më të favorshëm te punës në fermë, ngritjes së të hyrave për fermerët dhe agrobiznesit, arritjes së standardeve të cilësisë dhe sigurisë së shëndetit publik. Po ashtu do të angazhohem në ruajtjen e resurseve gjenetike të kafshëve autoktone dhe prodhimeve vendore: djathrave, verërave.
Zëvendësministri i bujqësisë në garë për deputet, pse duhet të votoni numri 36 në listën e AAK-së
FaktePlus: Çka duhet të bëjë për ta më shumë qeveria e ardhshme?
Kastrati: Nga përvoja si Zv.ministër jam informuar se, marrë parasysh mundësitë bugjetore, është punuar që të intensifikohet zhvillimi i fermës, agrobiznesit dhe ruajtjes së shëndetit publik dhe mjedisit megjithatë ka edhe shumë për të bërë.
Marrë parasysh zhvillimet e përgjithshëm ekonomik të vendit vlerësoj se ka edhe shumë për tu bërë ashtu që bujqësia të jetë bartëse e zhvillimit ekonomik të vendit, shfrytëzimit të resurseve dhe në ruajtjen e shëndetit publik dhe mjedisit përmes standarteve.
FaktePlus: A ka punuar sa duhet deri më tani për bujqësinë nga qeveritë e kaluara?
Kastrati: MBPZHR në mandatin e ardhshëm duhet që bujqësinë të e vendos në prioritet. Qeveria duhet që të jetë sa më afër brengave të fermerëve dhe agrobiznesit dhe të bashkëpunoj fuqishëm për adresimin e problemeve të tyre. Për periudhën qeverisëse duhet të ketë prioritet arrita e standarteve të cilësisë dhe sigurisë së prodhimeve vendore me ato të BE-së. Duhet të zhvillohen mekanizma efikas që të jenë sa më të afërta shërbimet për fermerët dhe në zbatimin e legjislacionit. MBPZHR duhet të angazhohet në anëtarësimit e organizatave të fermerëve dhe agrobiznesit ne organizata profesionale në funksion të shkëmbimit të përvojave. Prioritet duhet të ketë mbrojtjes e pyjeve, tjetërsimi i distanconit të tokës dhe ngritja e sistemeve të ujitjes.