Kastrati: 11 personat e ri të infektuar janë në moshë të re
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pak më parë bëri me dije se kanë identifikuar persona që kanë pasur kontakt me të infektuarin e parë dhe se ishin në pritje të rezultateve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kastrati bëri të ditur se 11 nga 17 personat kanë rezultuar pozitiv.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer. Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm, po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi.
Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten.
Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju!
#rriNshpi