Karkalecat pushtojnë Lindjen e Mesme
Pamjet e videos janë shfaqur nga Lindja e Mesme duke treguar një tufë karkalecash aq të mëdha sa e bënë trafikun të ndalonte për disa orë.
Drejtuesit e automjeteve në Arabinë Saudite u detyruan të ndalonin makinat e tyre, pasi ata kuptuan se stuhia e rërës që vinte, ishte në fakt një tufë e dendur karkalecash.
Një grup miqsh që ishin duke vizituar vendin, filmuan mijëra karkalecat të cilët mund mbuluan sipërfaqen e rrugës dhe zonat përreth.
Një vizitor tha:
“Unë dhe miqtë e mi ishim në një makinë kur papritmas pamë atë që menduam se ishte një stuhi. Ne menduam se ishte thjesht një stuhi rërë dhe pastaj një sekondë më vonë u tronditëm nga ajo që pamë”.
Kjo në fakt po bëhet një dukuri më e zakonshme në Lindjen e Mesme, Azinë e Jugut dhe pjesë të Afrikës Lindore, ku insektet që paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë e ushqimit dhe jetesën brenda rajonit.
Karkalecat janë të aftë të udhëtojnë në distanca prej rreth 90 milje në ditë, dhe shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha të të lashtave në rrugën e tyre dhe lënë gjurmë shkatërrimi kudo që shkojnë.