Kaq shkallë ishte tërmeti në Gjilan
27/10/2021, 11:20
Një lëkundje sizmike ka ndodhur në Gjilan sot rreth orës 10:24.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
“Tërmeti ka epiqendrën në fshatin Përlepnicë, 5 kilometra në verilindje të Gjilanit. Shkalla e lëkundjes ishte 2.2 ballë të Rihterit”, tha Mustafa.