Kapiteni i Manchester City largohet pas 11 vjetësh
Kapiteni Vincent Kompany thotë se do të largohet nga Manchester City pas 11 viteve qëndrim në klubin anglez, raporton BBC.
Mbrojtësi 33 vjeçar ka zhvilluar 360 ndeshje zyrtare me klubin ku ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 11 asistime ndërsa me fanellën e Cityt, ai ka fituar katër herë Ligën Premier dhe dy Kupa FA
Pronari i klubit anglez, Khaldoon Al Mubarak ka thënë që Kompany ka qenë “shpirti dhe zemra e klubit”.
“Ka pasë shumë kontribuues të rëndësishëm për rinisjen e Manchester Cityt por asnjë nuk është më i rëndësishëm se Vincent Kompany”.