Kapet më në fund në video, vetura që po fshihet kaq shumë nga ‘Ferrari’
Ferrari po pritet të debutojë super-makinën hibride brenda javëve të fundit.
Sipas raporteve të fundit, motori i veturës në fjalë do jetë i aftë të prodhojë afro 1 mijë kuaj-fuqi.
Por, përpara debutimit, një prototip i këtij modeli nga radhët e kompanisë prodhuese të automobilave ‘Ferrari’, është incizuar rrugëve të Italisë.
Vetura besohet të titullohet ‘488 Spyder’. Gjithashtu, ajo zyrtarisht do të paraqitet në publik më 31 maj të këtij viti.