Kapen mbi 8,000 litra vaj i kontrabanduar në periferi të Prishtinës
8346 litra vaj Motorik të kontrabanduar me origjinë nga Irani, janë kapur në një lokacion të dyshimtë në periferi të Prishtinës.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10 mijë euro dhe shmangiet nga detyrimet doganore janë rreth 7 mijë euro.
“Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.