Kapen hajnat, policia gjeti në shtëpitë e tyre mjetet e punës që kishin vjedhur (Foto)
Njësitet policore kanë arrestuar të hënën dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, respektivisht ata kishin vjedhur disa mjete pune të cilat edhe i kishin fshehur mandej.
Në Stacionin Policor në Istog, para tri ditësh (me datën 21.02.2020), është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima, i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.
Pas kësaj anekse edhe janë angazhuar njësitet policore dhe me datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit:
- S.M. (i lindur me 1988)
- F. B. (i lindur me 1992)
Policia e Kosovës njofton se gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.
Bëhet e ditur se dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus