Kapen dy persona në Prishtinë me mbi 23 kilogramë drogë, BMW X5 e para të gatshme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona. Atyre iu konfiskuan 23 kilogramë substancë narkotike.
Policia ka njoftuar se Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kishte nisur hetimet një muaj më parë. Ndërsa, operacioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën Kristofer Kristoforidhi” në Prishtinë, shkruan FaktePlus.
Personat e arrestuar janë G.S i lindur me 1989 dhe M.S viti i lindjes 1983.
G.S. i është konfiskuar edhe vetura BMË X5 që dyshohet ta ketë të kundërligjshme. Po ashtu aty këtij personi përveç drogës i janë konfiskuar edhe 1685 euro para të gatshme, 1 pershore digjitale e 1 telefon iphone 7plus.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Arrestohen dy persona të dyshuar dhe konfiskohen mbi 23 kilogram substancë narkotike
Prishtinë, 30 mars 2020
Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas një hetimi rreth një mujor me datë 29.03.2020, rreth orës 20:45 në rrugën ‘’Kristofer Kristoforidhi’’ në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale” Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
G. S. viti i lindjes 1989, mashkull kosovar,
M. S. viti i lindjes 1983, mashkull kosovar.
Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje
në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur
sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë
konfiskuar.
Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar;
– 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance
narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8 gram ( 1 kg e 185.8 gram),
– 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej
12.8 gram,
– 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe
– vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar;
– 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance
narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21.910 gram ( 21kg e 910 gram ),
– 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram,
– 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.