“Kapele për dordolecë fushe”, komentet epike të jurisë për konkurrenten e Style Star
Në ‘Style Star show’ asnjëherë nuk mungojnë komentet edhe me natyrë komike, kryesisht nga juria.
Këtë mbrëmje një nga komentet më epike të jurisë e ka bëre Endrit Mërtiri.
Ai ka pasur një problem të madh me zgjedhjen e kapeles tek veshja e Anisës.
Ai e ka krahasuar me një kapele për dordolecë fushe, por pjesa tjetër e veshjes pavarësisht se ishte “e parë” i pëlqeu Endritit.