Kandidatura e Haradinajt për të parin e vendit, reagon Nisma Socialdemokrate: Kosova ka president
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka shpallur kandidaturën për president të ardhshëm të Kosovës.
Lidhur me zgjedhjen e tij president, nuk dihet nëse Haradinaj i ka votat dhe përkrahjen e partnerëve aktual qeverisës.
Për këtë, deputeti më i votuar i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala për lajmi.net është shprehur se Kosova e ka presidentin e saj aktualisht.
“Kosova e ka presidentin e saj”, kjo është përgjigja e shkurtë.
Ai më tutje thotë se Kosova nuk është as në fushatë zgjedhore e as në momentin kur duhet ta zgjedhë e se kjo çështje nuk duhet të diskutohet aktualisht.
“Kosova ka president, tani nuk jemi në fushatë zgjedhore dhe nuk jemi në momentin kur Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e vet. Lidhur me këtë ka kohë deri vitin e ardhshëm dhe kur të jetë koha, partitë dhe liderët politikë duhet ta diskutojnë këtë, aktualisht, Kosova ka president.”, tha Shala.
Haradinaj në postimin e tij ku bëri të ditur për besimin që ia ka dhënë partia për të kandiduar për president tha se kjo për të është nder dhe përgjegjësi