Kandidati për deputet nga AAK: Vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë sfidat dhe të garantojmë suksesin
Bajram Kastrati është kandidati për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga dega e kësaj partie në Prizren.
Kastrati do t’ia mësyj garës për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai ka falenderuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn si dhe kryetarin e degës në Prizren Lulzim Kabashin.
Tutje Kastrati, dje ka bërë publike kandidaturën e tij për deputet i cili suksesi i partisë dhe kontributit të tij, është i garantuar.
Njoftimi i plotë i Katratit në facebook:
Të dashur familjarë,
Të nderuar qytetarë të Prizrenit dhe më gjërë, miq dhe bashkëvendas të mi,
Po fillojë një rrugëtim të ri, duke iu falenderuar kryetarit të AAK-së, z.Ramush Haradinajt dhe degës së AAK-së në Prizren me kryetar z.Lulzim Kabashin, që më dhanë besimin të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Tani që po hyjmë në këtë fazë të re politike të tregojmë maturi si çdo herë, ju ftoj të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara.
Vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë sfidat dhe të garantojmë suksesin.
Uroj të na ecë mbarë!
I juaji
Bajram Kastrati