Kandidatët për deputet nga NISMA Socialdemokrate Prizren takuan përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta
Kandidatët për deputet nga NISMA Socialdemokrate Prizren, qëndruan në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe në Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta i uruan suksese ekipit të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit, duke shpresuar që edhe në legjislaturën e ardhshme deputetët e Nismës të jenë në përkrahje të shoqatave të dalura nga lufta, sikur kanë qenë edhe më herët.
Kandidatët për deputet, Zafir Berisha, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhr Adem Qemali, falenderuan përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta për pritjen e ngrohtë dhe mes
Ata theksuan se NISMA Socialdemokrate dhe deputetët e saj do të jenë vazhdimisht në përkrahje të interesave të qytetarëve të Kosovës pa dallim, e në veçanti do të jenë zë i fuqishëm i vlerave të UÇK-së,
Kandidatët për deputetë njëherit thanë se do të angazhohen fuqishëm për t’i manjanuar manipuluesit me lista të veteranëve, të bindur se këtë nuk munden ta bëjnë ata që i kanë fryer listat e veteranëve.