Kandidatët për deputet nga Nisma në Prizren, morën mbështetjen e banorëve të Hasit
Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, u pritën sot nga banorët e Hasit. Edhe këtu u pa përgatitja maksimale dhe mobilizimi i jashtëzakonshëm për ta përkrahur projektin tonë Bashkë për Shtetin dhe kandidatët e NISMA-s për deputet nga qyteti i Prizrenit.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Hasjanët tashmë janë rreshtuar përkrahë Nismës, sepse nga këtu duhet të fillojë të frymojë socialdemokracia.
Mobilizimi juaj sot, po tregon qartë se tani ka ardhur koha për Nismën Socialdemokrate dhe Fatmir Limajn Kryeministër, andaj ju ftoj që të vazhdoni kështu deri më 6 Tetor, edhe më shumë ta përçoni tek qytetarët programin Socialdemokrat të Nismës dhe t’i votoni kandidatët e Nismës në Prizren, me bindjen se askush më mirë se ata nuk do t’i mbrojë interesat e qytetarëve tanë, ndërsa për Hasin është nder që interesat tuaja në Kuvendin e Kosovës t’i mbrojë Shukri Quni, i cili asnjëherë nuk është ndalur së punuari për të mirën e Hasjanëve.
Kandidati për deputet i cili vjen pikërisht nga Hasi, Shukri Quni, duke i përshëndetur të pranishmit pë mbështetjen e vazhdueshme, tha se është mbreslënës mobilizimi i Hasjanëve për ta jetësuar projektin tonë Bashkë për Shtetin.
Vetë prezenca juaj sot këtu, është dëshmia më e mirë se në Has po mbizotëron fryma socialdemokrate, dhe angazhimi juaj është garancë e fitores së madhe të Nismës dhe Fatmir Limajt kryeministër, përfundoi ai.
Kandidatët tjerë për deputet,Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdari, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci, dhe Adem Qemali, thanë se mbështetja e jashtëzakonshme që po e merr NISMA Socialdemokrate anë e kënd Prizrenit, do të thotë fitore dhe përfaqësim i socialdemokracisë në Qeverinë e Kosovës.