Kanadaja për Ukrainën: Rusia ka dy zgjedhje
Sekretarja e Mbrojtjes Anita Anand këtë të martë ka deklaruar se Kanadaja ishte e gatshme t’i bashkohej Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ekonomike perëndimore ndaj Rusisë nëse Moska dërgonte trupa në Ukrainë.
Ndër të tjera Anand ka thënë se Kremlini kishte një zgjedhje midis de-përshkallëzimit dhe ndëshkimit.
“Rusia ka një zgjedhje të rëndësishme për të bërë. Ai mund të zgjedhë të negociojë me qëllim të de-përshkallëzimit ose mund të përballet me sanksione të rënda financiare,” ka thënë ministri i jashtëm kanadez.
Ministri i Jashtëm kandez është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ka theksuar se Kanadaja ishte e gatshme të mbështeste Ukrainën dhe aleancën e NATO-s dhe përsëriti planet e Otavës për të rritur misionin e saj të trajnimit në vend.