Kampioni i dyfishtë i botës s’njeh limite, synon edhe titullin e tretë
Kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse Henry Cejudo, synon që të shkruajë edhe më tej historinë, duke i shtuar trofeve edhe një titull të tretë.
32-vjeçari është kampion bote në peshën “flyweight” (pesha flutur, 53-57kg) dhe atë të peshës “bantamweight” (pesha gjel, 57-62kg). Ndërkohë që, Cejudo ka shënjestruar edhe titullin e peshës “featherweight” (pesha pupël, pesha 62-66kg).
Në një intervistë për mediat amerikane, ai e ka pranuar këtë ide. “Pse jo. Kjo është një mundësi e artë për mua. Ndoshta në fund të këtij viti mund ta zhvilloj këtë duel. Kam kohën e mjaftueshme për të fituar peshë”, tha Cejudo.
Titulli kampion i kësaj peshe (featherweight) mbahet nga Max Holloway, që do ta mbrojë atë në eventin UFC-240 ndaj Frankie Edgar. Dhe më pas, fituesi të duelojë me Cejudo.
“Në fakt, ky ëhstë një duel që e dëshiroj me çdo kusht. Unë shpresoj të fitojë Edgar, pasi është një rival i shkurtër dhe më i kollajtë për t’u mundur. Gjithsesi, vendos Dana White”, tha Cejudo. /FaktePlus