Kampi i Bidenit konfirmon vizionin për Kosovën dhe Shqipërinë
Michael Carpenter, Drejtori menaxhues i kampit të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, për diplomaci dhe angazhim global ka konfirmuar pikat e vizionit të Bidenit për Kosovën dhe Shqipërinë.
Carpenter, ka publikuar deklaratën e fushatës zgjedhore të Bidenit për marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërinë ku ka shkruar se “ky është vizioni i Joe Biden për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën”
.@JoeBiden‘s vision for U.S. relations with Albania and Kosovo. 🇺🇸🇦🇱🇽🇰 pic.twitter.com/JAxbZ72H71
— Michael Carpenter (@mikercarpenter) October 19, 2020
Në deklaratën e publikuar të shtunën, Joe Biden dhe kandidatja për nënpresidente, Kamala Harris, kanë pohuar se për administratën e tyre pavarësia e Kosovës do të jetë e pakthyeshme, Kosova do të ketë trajtim të barabartë në dialog me Serbinë, gjë që do të çojë në njohje reciproke, por gjithmonë duke ruajtur integritetin territorial të Kosovës.
Në këtë dekalratë Biden po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.
Biden ka theksuar se nëse bëhet president, do ta ndalojë qasjen e pabalancuar të Presidentit aktual Donald Trump në lidhje me Kosovën dhe Serbinë