Kamishi: Haki Abazi, soji i tij dhe Beogradi gëzohen me humbë Bekim Jashari në Skenderaj
Bekim Haxhiu -Kamishi, deputeti i PDK-së, i cili ka dalë fuqishëm në mbështetje të Bekim Jasharit ka deklaruar se Haki Abazi me deklaratat e tij të dhënë mbrëmë në njërin nga televizionet e Kosovës, janë bërë me direksione dhe me qëllim të dëmtimit të Bekim Jasharit në garën e tij për Kryetar të Skenderajt.
Bekim Jashari ka qenë i pavarur, është i pavarur pa parti politike është me iniciativë qytetare, nuk është subjekt politik, Jasharajt kanë qenë dhe janë mbi partitë politike, është shprehur tutje Haxhiu.
“Ka pas parti politike edhe në vitin 1998, por 52 anëtarë të familjes Jashari kanë ra për liri, jo për parti politike”, ishte përgjigjja që Bekim Haxhiu i ka dhënë Haki Abazit, figurës më diskutabile të lëvizjes Vetëvendosje.