Kamionët me mallra bllokohen në Han të Elezit në pritje të mjekëve
Një kolonë e madhe kamionësh dhe maunesh janë bllokuar në Han të Elezit në pritje të ndonjë ekipi mjekësor për të kontrolluar shoferët nëse janë të infektuar me coronavirus.
Pamje nga Hani i Elezit ku shihen kolona të gjata të kamionëve dhe mauneve që me mallra po hynë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.
Shoferët ankohen se ka gati një orë që po presin.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mbyllë të gjithë kufijtë e vendit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Nga kjo masë është i përjashtuar qarkullimi i automjeteve që transportojnë mallra.
Kjo masë është marrë pas konfirmimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë.
Territoret e 3 komunave të Kosovës janë vënë në karantinë pas zbulimit të rasteve me coronavirus: Vitia, Klina dhe Malisheva.