Kamerieres i jepet bakshish mbi 4 mijë dollarë, por përjashtohet nga puna, kjo është arsyeja
Një kamariere e cila mori një bakshish prej 4 mijë e 400 dollarësh nga një grup klientësh për t’u ndarë mes saj dhe një kamariere tjetër, është pushuar nga puna pasi menaxheri i restorantit e detyroi të shpërndante shumicën e parave.
Mysafirët u morën vesh që të kontribuonin nga një bakshish prej 100 dollarësh në një restaurant në Arkansas të ShBA-ve.
Derisa grupi i paraqiti njërës prej kameriereve, Ryan Brandt, çekun me dollarë për ta ndarë mes saj dhe një kameriereje tjetër, ajo mbeti në lot.
Por, menjëherë më pas, menaxherët e restorantit i thanë asaj se do t’i duhej të ndante bakshishin me të gjithë kolegët e saj – diçka që ajo tha se nuk e kishin kërkuar në tre vjet e gjysmë që ajo ka punuar atje.
“Më thanë se do t’i jepja paratë e mia menaxherit tim të turnit dhe do të merrja 20 për qind në shtëpi”, tha Brandt, duke vënë në dukje se asaj kurrë nuk i ishte kërkuar të ndajë bakshishin e saj.
Sipas DailyMail, Brandt më pas ishte pushuar nga puna për shkelje të “rregullave të restorantit”.