Kamenica bëhet me shkollë profesionale
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq po bëhet me shkollë profesionale.
Kryetari Kastrati u shpreh tejet i lumtur me nisjen e një projekti të tillë për ndërtimin e shkollës profesionale në Kamenicë, pasi sipas tij një shkollë e tillë luan një rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë, shkruan FaktePlus.
“Tejet i lumtur që së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës profesionale në komunën tonë, në kampusin e shkollave të mesme. Kjo shkollë luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë dhe ne vazhdimisht po angazhohemi që fëmijët e Kamenicës të kenë mundësi të barabarta me vendet e tjera”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Ndërtimi i shkollës profesionale në Komunën e Kamenicës me të gjitha kushtet e nevojshame, është mundësuar nga organizata “Qëndresa Kosovarë”, përmes donatorit nga Kuvajti.