Kamberi kërkon prezencë më të madhe të SHBA-së në Luginë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar prezencë më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luginën e Preshevës.
Pas takimit të zhvilluar të martën me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, Kamberi ka thënë se ka kërkuar përkrahje nga Amerika për kërkesat e tyre legjitime.
“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”, ka shkruar Kamberi në Facebook.