Kamberi: Hoxhiq është krahu i djathtë i Rakiqit
Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës, Safet Kamberi, ka reaguar ndaj emërimit të Adrijana Hoxhiq, në postin e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast Kamberi ka thënë se ky emërim është bërë me bekimin e Listës Serbe.
“Sot, me bekimin e Listës Serbe, Kryeministri Haradinaj ka emëruar Ministre të Pushtetit Lokal njërën nga pengueset kryesore të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në veriun e Mitrovicës”, tha Kamberi.
Safet Kamberi i cili vije nga radhët e Lidhjes Demokratike ka shtuar se Adrijana Hoxhiq ishte krahu i djathtë i Goran Rakiqit, i cili ishte kryetari i Mitrovicës Veriore.
“Që nga ardhja e Rakiqit si Kryetar i Komunës Veriore të Mitrovicës, ajo ishte dora e djathtë e tij në misionin e tyre të vetëm për të mohuar të drejtat e shqiptarëve në atë pjesë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai veprimet e ministres së sapoemëruar i quajti ekuivalente me atë të ish-ministrit Teodosijeviq.
Në fund ai pati edhe një porosi për kreun e ekzekutivit:
Kryeministër, t’ka verbu pushteti! /FaktePlus